“Po më shkruan Neymar, por nuk më intereson, do ta bllokoj”! Ylli brazilian kërkoi t’i merrte të dashurën, Bryce Hall tregon besnikërinë

Braziliani Neymar është një nga futbollistët më të famshëm në planet, i cili është i pëlqyer edhe nga femrat. Neymar ishte i lidhur shpesh me histori me vajza të ndryshme, por ai kontaktonte edhe shumë prej tyre, qofshin ato beqare apo të lidhura.
Vajza e fundit me të cilën braziliani kontaktoi ishte Micaela Lafuente, e cila ishte në krahët e një personi të njohur shumë në Youtube, Bryce Hall, i cili ndiqet nga 7 milionë njerëz në Instagram dhe 3 milionë njerëz në Youtube.
Hall u shpreh se Kayne Ëest dhe Shaquille O’Neal i shkruajtën të dashurës së tij, Mikaelës, por ai u shqetësua vetëm në momentin që një mesazh i mbërriti nga Neymar. “Kur shkruajtën Kayne dhe O’Neal, nuk më interesonte, por kur shkruajti Neymar, ishte histori tjetër. Ai djalë është i pasur, i bukur. E dashura më tha: “Shiko, Neymar më dërgoi mesazh. Por mua nuk më intereson, do ta bllokojë”. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
#më #shkruan #Neymar #por #nuk #më #intereson #bllokoj #Ylli #brazilian #kërkoi #merrte #të #dashurën #Bryce #Hall #tregon #besnikërinë
SportExpress