Ishin si dy boksierë që i hoqën dorezat në ring, lufta ishte me grusht të thatë –

Nëse keni humbur Real Madrid-Barcelona është sigurisht një keqardhje, por nëse keni humbur Inter-Juventus, me siguri që keni humbur emocione futbolli të papërsëritshme. Një ndeshje spektakolare që përfundoi në shifrat 4-4.
Alex Del Piero, i ftuar në Sky Calcio, e ka përshkruar në përsosmëri këtë ndeshje. “Interi kishte më shumë sesa një shans për ta bërë ndeshjen 5-2. Kjo është keqardhja më e madhe e Interit, përtej faktit që ishte i kujdesshëm në disa situata. Mua mu duk se ndeshja Inter-Juventus ishte si një përballje mes dy boksierëve që kishin thënë: “Sot do të luajmë pa mbrojtëse dhe doreza, le të luftojmë me grushtin e thatë”. Juventusi kishte karakter, nuk u dorëzua”, tha Del Piero. /Sport Ekspres/
#Ishin #boksierë #që #hoqën #dorezat #në #ring #lufta #ishte #grusht #të #thatë
SportExpress