Aktualitet

Sherri për pronën në Lezhë, Policia: Babë e bir plagosën fqinjin me kosore, pëson lëndime dhe i riu! Shpallet në kërkim i ati

Policia e Lezhës, ka dalë në një njoftim zyrtar lidhur me konfliktin mes fqinjëve për shkaqe pronësie në Lezhë.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:35, në Balldre, ku si pasojë e një konflikti për motive të dobëta është dëmtuar me një mjet prerës (kosor), shtetasi me iniciale L. M., 47 vjeç, i cili po merr mjekim në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se 47-vjeçari është plagosur nga dy persona, babë e bir, shtetasi me iniciale S. B., dhe djali i tij shtetasi me iniciale N. B.

Po ashtu, gjatë konfliktit fizik mes tyre ka mbetur i lënduar dhe ky i fundit, i cili pas ndihmën mjekësore do shoqërohet në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë, blutë raportojnë se po vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasit me iniciale S.B.

Gjithashtu po nga veprimet e para hetimore, dyshohet se këta shtetas kanë thyer dhe xhamin e parë të automjetit në pronësi të 47-vjeçarit.

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 17:35, në Balldre, Lezhë, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta është dëmtuar me një mjet prerës(kosor), shtetasi L. M., 47 vjeç, i cili po merr mjekim në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet e para hetimore të kryera nga grupi hetimor dyshohet se 47 vjeçari është goditur nga shtetasit S. B., dhe djali i tij shtetasi N. B., gjatë konfliktit fizik mes tyre.

Po nga konflikti është dëmtuar lehtë dhe shtetasi N.B, i cili pas ndihmën mjekësore do shoqërohet në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Gjithashtu po nga veprimet e para hetimore dyshohet se këta shtetas kanë thyer dhe xhamin e parë të automjetit në pronësi të 47 vjeçarit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Ndërkohë shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasit S.B.

#Sherri #për #pronën #në #Lezhë #Policia #Babë #bir #plagosën #fqinjin #kosore #pëson #lëndime #dhe #riu #Shpallet #në #kërkim #ati
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button