Sport

VIDEO/ E pabesueshme! Duan të heqin trajnerin apo janë lojtarë jo seriozë? Manchester United humb raste që janë për të vendosur duart në kokë

A duan të heqin trajnerin apo janë thjeshtë lojtarë jo seriozë dhe të papërgjegjshëm? Kjo është pyetja që po shtrojnë tifozët e Manchester United, veçanërisht pas pjesës së parë kundër Ëest Ham, që është mbyllur në shifrat 0-0.

Rastet e shpërdoruara nga Manchester United ishin të pafundme, ku në rastin më të mirë, duhej të ishin shënuar të paktën 3-4 gola. Por ajo që bie në sy është padyshim rasti i minutave të fundit të pjesës së parë ku Dalot pasi kaloi edhe portierin, bëri më të vështirën, ku me portën e zbrazur e dërgoi topin jashtë. Kaq shumë raste të humbura, nuk mund të jenë më rastësi. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

#VIDEO #pabesueshme #Duan #të #heqin #trajnerin #apo #janë #lojtarë #seriozë #Manchester #United #humb #raste #që #janë #për #të #vendosur #duart #në #kokë
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button