Aktualitet
Po riparonte defektin në fadromë, 38-vjeçari humb jetën tragjikisht

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Tarazh të Rrëshenit. Një 38-vjeçar ka humbur jetën teksa riparonte një defekt në fadromë.
Mësohet se Arbër Caka ndërroi jetë pasi i ra kova e fadromës. Për pasojë dëmtimet ishin shumë të rënda dhe i riu humbi jetën menjëherë në vendin e ngjarjes.
Policia po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj ngjarje.
/a.r
#riparonte #defektin #në #fadromë #38vjeçari #humb #jetën #tragjikisht
Java News