EMRI/ Tentoi të digjte prindërit se nuk i dhanë para, gjykata e shtron në spital psikiatrik 42-vjeçarin
Shtrim të detyrueshëm në spital psikiatrik ka vendosur trupi gjykues për 42 vjeçarin Altjon Sulejmanaj, autori i dyshuar i vënies së zjarrit në banesën e tij dy ditë më parë në lagjen “15 Tetori” në Fier ku shpëtuan fatmirësisht prindërit e moshuar Shaqir dhe Selside Sulejmanaj.
Seanca ka nisur me 30 minuta vonesë, ku trupi gjykues përbëhej nga gjyqtar Miranda Naka, prokurore Greta Dreni dhe avokat kryesisht Ervis Hajdarmataj
Në sallën e gjyqit gjatë marrjes në pyetje 42 vjeçari Sulejmanaj nuk ka pohuar asgjë.
Pasi ka dëgjuar akuzën dhe mbrojtjen gjyqtaria Miranda Naka ka vendosur masën e shtrimit të detyrueshëm në spital psikiatrik për 42 vjeçarin Altjon Sulejmanaj.
Ngjarja nisi kur 42-vjeçari kërkoi nga babai i tij një shumë të vogël parash, të cilën ky i fundit refuzoi t’ia japë.
Ky refuzim duket se e ka nxitur Sulejmanajn të veprojë me dhunë, duke spërkatur shtëpinë me benzinë dhe duke e vënë zjarrin, pa shfaqur asnjë shenjë pendese për aktin e tij.
#EMRI #Tentoi #të #digjte #prindërit #nuk #dhanë #para #gjykata #shtron #në #spital #psikiatrik #42vjeçarin
Java News