Armand Duka takon krerët e Federatës Norvegjeze të Futbollit, përpara ndeshjes të Kombëtares tonë –

Dje ka pasur një takim shumë të rëndësishëm Kombëtarja e femrave kundër Norvegjisë. Ky takim u zhvillua në stadiumin Loro Borici dhe ishte e vlefshme për raundin e parë të Play Off të kampionatit europian “Zvicër 2025”. Për fat të keq, vajzat e drejtuara nga trajneri Grima humbën nga Norvegjia në shifrat 0-5. Megjithatë Shqipëria do të ketë edhe një takim tjetër kundër Norvegjisë në stadiumin e Oslos në ditën e hënë. Përpara kësaj ndeshje, kreu i FSHF, Armand Duka, ka pasur një takim me drejtuesit e Federatës Norvegjeze të Futbollit.
“Ishte kënaqësi të takoja Lise Klaveness, Presidente e Fotballandslaget dhe Karl-Petter Løken, Sekretar i Përgjithshëm i Federatës Norvegjeze, përpara ndeshjes vendimtare Shqipëri-Norvegji dje – një sfidë e rëndësishme në përpjekjet e kombëtares sonë për një vend në Faza e play-off-it të UEFA Euro 2025”, shkruan Duka në rrjetet sociale. /Sport Ekspres/
#Armand #Duka #takon #krerët #Federatës #Norvegjeze #të #Futbollit #përpara #ndeshjes #të #Kombëtares #tonë
SportExpress