Aktualitet

Problem shqetësues, sidomos te të rinjtë/ Studimi: Duhanpirja po varfëron shqiptarët

Duhanpirja shkatërron dhe xhepin, jo vetëm shëndetin. Dhe këtu nuk përfshihen vetëm kostot e blerjes së duhanit, por dhe të kurimit të semundjeve që ai shkakton.

“30 mijë familje apo 60 mijë individë shkojnë nën nivelin e varfërisë për shkak të kostove nga duhani, shpenzimet për blerjen e duhanit apo shpenzimet që lidhen me shëndetin. Familje që tashmë janë nën nivelin varfërisë për shkak të konsumit të duhanit zbresin në një nivel edhe më të madh të varfërisë.“, thotë pedagogu Drini Imami.

Sipas një studimi të kryer nga pedagogë të Universitetit Bujqësor të Tiranës, në bashkëpunim me një grup kërkuesish shkencorë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, familjet shqiptare shpenzojnë rreth 223 milionë lekë për të kuruar sëmundjet që shkaktohen nga konsumi i duhanit.

“Kemi dy lloj kostosh, direkte që kanë të bëjnë me trajtimin e sëmundjeve që vinë nga duhani dhe kostot indirekte që këta njerëz që preken nga këto sëmundje nuk mund të kontribuojnë më për shoqërinë. “, shtoi pedagogu.

Konsumi i duhanit në Shqipëri vijon të mbetet shqetësues, sidomos tek të rinjtë.

“Në Shqipëri konsumi i duhanit është më nivel shumë të lartë krahasuar me gjithë Europën dhe botën. Gati 50% tek meshkujt dhe 40% te femrat. Ky nivel i konsumit të duhanit është i krahasueshëm me vendet e rajonit. Ka një lajm të keq se shumica e njerëzve që sot konsumojnë duhan, nesër do të jenë viktima të problemeve me shëndetin.“, theksoi Jeffrey Drope, studiues në universitetin Johns Hopkins.

Mushkëria është organi më i prekur nga konsumi i duhanit, por nikotina mund të shkaktojë një sërë problemesh të shëndetit duke rrezikuar jetën.

“Probleme te gjakut, ishsmi,goditjs ne tru, pdoblenatika ts semundjeve te mushkerisë, spok dhe azëm, ka edhe peoblematika të tjera, fertilitet te gratë, lindje të parakohshme të fëmijës, një gamë e gjerë. Një nga kancoregjenet më të mëdhenj.”, shprehet mjeku pneumolog Arben Tanka.

Konsumi i duhanit është një nga shkaqet kryesore të vdekshmërisë. Sipas mjekëve, duhanpirja ndikon keq në zhvillimin e organizmit tek adoleshentët.

“Një 14 vjecar që nis pirjen e duhanit mushkëria e tij nuk zhvillohet njësoj si e bashkëmoshatarit të tij që nuk e konsumon. Studimet kanë treguar se sa më e shpejtë është ndërprerja e konsumit të duhanit aq më i shpejtë është edhe rikuperimi.“, shtoi mjeku.

Të rrezikuar për t’u prekur nga sëmundje janë edhe personat përreth duhanpiresve, të cilët thithin tymin që konsumohet nga të tjerë. Ekspertët sugjerojnë se rritja e çmimit të duhanit është një nga metodat më efikase për të ulur nivelin e duharpirjes. Studimet tregojnë se kontrollet në ambientet publike në vitin 2013-2014 treguan një rënie deri në 30% të perdorimit të duhanit tek adoleshentët.

#Problem #shqetësues #sidomos #të #rinjtë #Studimi #Duhanpirja #varfëron #shqiptarët
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button