Aksident në aksin Pogradec-Lin, “Benz”-i përplaset me “Seat”-in, plagosen tre persona

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksident në aksin rrugor “Korçë-Pogradec” rreth orës 15:30, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve dhe pasagjeri në automjetin tip “Seat”, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia.
Të tre u dërguan në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rethanave të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 15:30, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, janë përplasur automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin B. Xh. me automjetin tip “Seat” me drejtues shtetasin O. Xh.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve dhe pasagjeri në automjetin tip “Seat”, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rethanave të aksidentit.
#Aksident #në #aksin #PogradecLin #Benzi #përplaset #Seatin #plagosen #tre #persona
Java News