Aktualitet

Frika nga kthimi i Trump në Shtëpinë e Bardhë, BE përgatit për sanksione shtesë kundër Moskës

Europa ndodhet përballë një situatë të paprecednetë kundrejt Rusisë. Burime për Agjencinë e Lajmeve Reuters, bëjnë me dije se, diplomatët evropianë po përgatiten të mbështesin sanksionet ndaj Rusisë duke parashikuar se një kthim i ish-presidentit amerikan Donald Trump mund të minojë përpjekjet perëndimore për të izoluar Moskën.

Bisedimet mes zyrtarëve dhe të dërguarve të BE-së përqendrohen në disa iniciativa për të siguruar që sanksionet evropiane do të mbeten në fuqi afatgjatë, duke i forcuar ato nëpërmjet zbatimit më të rreptë, edhe nëse Uashingtoni ndryshon qëndrim, theksojnë burime për Reuters. Hapat e mundshëm përfshijnë klauzola për të identifikuar dhe ndaluar dërgesat e dyshimta të mallrave të destinuara për në Rusi dhe kufizime më të gjera të transportit të naftës, thanë njerëzit, shkruan A2 CNN. Ka gjithashtu diskutime për ndryshimin e një kërkese që ngrirja e aseteve të bankës qendrore ruse, sanksioni më i madh perëndimor ndaj Moskës, duhet të rinovohet nga kryeqytetet evropiane çdo gjashtë muaj, thanë burimet, të cilët kërkuan të mos përmendet për shkak të ndjeshmërisë së çështje, thekson Reuters.

Përgatitjet janë duke u bërë, në pritje të një ndryshimi në pozicionin e Uashingtonit, nëse Trump do të zgjidhet. Bashkimi Evropian po përpiqet të gjejë mjetet e veta për të forcuar zbatimin dhe për të përforcuar kufizimet e tij ndaj Rusisë.

Shtetet anëtare të BE-së janë duke diskutuar paraprakisht për formën e një pakete të 15-të sanksionesh pas muajsh ngecje që kur Budapesti mori drejtimin më 1 korrik, shkruan A2 CNN. Të paktën 45 anije pritet të shtohen në listën e sanksioneve të BE-së pasi aleatët perëndimorë kërkojnë të forcojnë kufirin e çmimit të naftës ruse të G7, tha një burim për Reuters. Zyrtarët e sanksioneve perëndimore besojnë se synimi i cisternave specifike është mënyra më e mirë për të goditur më shumë të ardhurat ruse nga nafta.

/a.r

#Frika #nga #kthimi #Trump #në #Shtëpinë #Bardhë #përgatit #për #sanksione #shtesë #kundër #Moskës
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button