Moti i keq godet Italinë, 4 rajone me alarm portokalli, mbyllen shkollat
Katër rajone të Italisë: Liguria, Toscana, Emilia-Romagna dhe Veneto do të jenë nën vëzhgim të veçantë që nga mëngjesi i së premtes, me një alarm portokalli të lëshuar nga Mbrojtja Civile për shkak të motit të keq.
Shira të dendur dhe erëra të forta priten ndaj në Toskanë, Livorno, Grosseto, Bolonja dhe Pisa shkollat do të qëndrojnë të mbyllura. Gjithashtu lajmërohet për mbylljen e qendrave komunale, qendrave ditore, parqeve dhe varrezave.
Alarmi i verdhë do të prekë edhe rajonet e Umbrias, Lombardisë dhe zona të ndryshme të Venetos, Toskanës, Emilias, Ligurias dhe Piemontes.
Në Empoli, për të koordinuar të gjitha operacionet për të trajtuar çështjet kritike dhe për të garantuar ndihmën e duhur për popullatën, qendra komunale e operacioneve të mbrojtjes civile u aktivizua në zonën e Terrafinos.
Për sa i përket provincës së Pizës, zjarrfikësit kanë ndërhyrë përveç kryeqytetit, edhe në bashkitë San Giuliano Terme, Pontedera, Volterra dhe Pomarance, pasi ka pasur shembje të rrugëve dhe dalje nga shtrati të përrenjve dhe lumit Cecina.
Zjarrfikësit kanë ofruar ndihmë për disa persona që kanë mbetur të bllokuar brenda makinave të tyre, por edhe për të lëvizur pemë të rëna në rrugë dhe pastruar rrëshqitjet e dherave.
Komuna e Bolonjës ka vendosur të mbajë shkollat të mbyllura të premten, ndërsa kaosi ka përfshirë edhe botën e futbollit, pasi kryekomunari ka kërkuar shtyrjen e ndeshjes së futbollit midis Bolonjës dhe Milanit, e planifikuar për tu luajtur të shtunën në orën 18:00.
Ai lëshoi një urdhër për pezullimin e sfidës, por Liga e Serisë A nuk e zyrtarizoi vendimin.
#Moti #keq #godet #Italinë #rajone #alarm #portokalli #mbyllen #shkollat
Java News