Aktualitet

Hamza fton qytetarët të marrin pjesë në Konventën e PDK-së- Së bashku do ta përmbyllim edhe kapitullin e zhvillimit të Kosovës

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, iu ka bërë thirrje qytetarëve që më 2 nëntor, në orën 17:00, në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, të marrin pjesë në Konventën e Partisë Demokratike të Kosovës, raporton “Gazeta Blic”.

Hamza ka thënë se prej momentit të nominimit të tij për Kryeministër, ka takuar qytetarë të shumtë nëpër lagje, fshatra e qytete të Kosovës, “me dhe pa dallime politike, ku nëpërmes punëtorive dhe forumeve të ndryshme, ka dëgjuar dhe ka marrë ide nga ta për programin qeverisës”.

Hamza ka thënë se Konventa e Partisë Demokratike është konventa “e të gjithë njerëzve vullnetmirë që janë të gatshëm të angazhohen dhe të punojnë për një Kosovë më të mirë”.

Postimi i plotë:



#Hamza #fton #qytetarët #të #marrin #pjesë #në #Konventën #PDKsë #Së #bashku #përmbyllim #edhe #kapitullin #zhvillimit #të #Kosovës
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button