Festoi me flamurin shqiptar, medias serbe nuk i del e keqja me Edon Zhegrovën: Luan për Kosovën
Edon Zhegrova është kryefjala e Champions League.
Eurogoli i tij në minutën e 61 në fitoren e Lille në Madrid me rezultatin 3-1 ndaj Atleticos po bën bujë kudo në botë. Por, media serbe “Kurir” ka sulmuar Zhegrovën për faktin se ai festoi pas ndeshjes me flamurin kuq e zi dhe duke bërë me duar shqiponjën dykrenore.
“Kurir” fyen shtetin e Kosovës duke shkruar se është një shtet i i rremë dhe lakon edhe tre emra të tjerë për gjestin që bënë në dhomat e zhveshjes pas fitores.
“Skuadra franceze fitoi 3-1 dhe pas ndeshjes në rrjetet sociale u shfaq një video skandaloze nga dhomat e zhveshjes. Edon Zhegrova shpalosi flamurin e Shqipërisë dhe vuri një plis në kokë. Ai shoqërohej nga Diakite, David dhe Mukau të cilët ndoqën Zhegrovën duke bërë me duar simbolin e shqiponjës shqiptare. Edon Zhegrova është lojtar i Kosovës për të cilën ka luajtur 40 ndeshje dhe ka shënuar pesë gola” shkruan “Kurir”.
#Festoi #flamurin #shqiptar #medias #serbe #nuk #del #keqja #Edon #Zhegrovën #Luan #për #Kosovën
Java News