“Shumë Loredana në videoklip”, çfarë po ‘kurdis’ Mozzik në projektin e radhës?

Nëse është një reper i showbiz-it që di vetëm të surprizojë ai është padyshim Mozzik. Çdo këngë e tij pëlqehet shumë nga publiku dhe arrin që brenda pak ditësh të ketë një impakt të madh tek publiku e të dëgjohet kudo.
Jo vetëm për anën artistike, por reperi ka qenë gjithmonë shumë i përfolur edhe për jetën e tij personale. Përmendim këtu historinë e tij me Loredana-n, ndarjet, ribashkimet, ‘thumbat’ në rrjete sociale e dedikimet plot dashuri.
Teka na ka treguar një foto nga një skenë e videoklipit të projektit të radhës muzikor, diçka bie menjëherë në sy. Teksa Mozzik shfaqet i rrethuar nga shumë vajza dallohet qartazi ngjashmëria e tyre në ‘look’ me Loredana-n, nisur nga stili i veshjes dhe modeli i flokëve.
Çfarë po kurdis artisti? Mos ndoshta kënga që pritet të publikohet do të jetë një dedikim për ish- partneren e tij?
E kur dukej se mes dyshes gjërat ishin të qeta, Mozzik bën veprimin e papritur për artisten. Teksa kjo e fundit sapo ka publikuar këngën e saj, ish- partneri e ka ripostuar duke e mbështetur për këtë projekt dhe krahas ka shkruar: “Mamaja e Hana-s”.
Mesa duket, dyshja kanë gjetur sërish gjuhën e përbashket dhe tani kanë një raport shumë të mirë miqësor me njëri-tjetrin edhe pse në rrugë të ndara.
Më shumë: Top Albania Radio | It’s time.
#Shumë #Loredana #në #videoklip #çfarë #kurdis #Mozzik #në #projektin #radhës