“A e ka parë njeri Yamal kundër Bayern?”! Tik-tokeri i Real Madrid donte të tallej, lojtari i Barcelonës i kthehet me komentin pas ndeshjes –

Barcelona dhe Bayern u takuan në klasiken e mbrëmjes të mërkurën dhe Hansi Flick i dha një mësim Vincent Kompany. Ndërkohë ishte 17-vjeçari i Barçës ai që ishte në qendër të vëmendjes në kanalin e Javij Bridge, një tiktoker i famshëm nga Madridi që ndiqet nga më shumë se 1.8 milionë ndjekës.
Në pjesën e parë të ndeshjes, Bridge regjistroi një klip dhe pyeti: “A e ka parë njeri Lamine Yamal?” Në klip ai vazhdon duke thënë: “Yamal është i mirë për mua, por nuk mund ta shohësh në ndeshjet kundër Bayernit”.
Anësori i Barcelonës përfundoi një paraqitje të shkëlqyer me një asistim. Pas ndeshjes, Yamal vendosi të përgjigjet përmes komenteve. “Pusho fëmijë”, ka shkruar lojtari i Barcelonës dhe sigurisht ka marrë shumë pëlqime. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
#parë #njeri #Yamal #kundër #Bayern #Tiktokeri #Real #Madrid #donte #të #tallej #lojtari #Barcelonës #kthehet #komentin #pas #ndeshjes
SportExpress