Aktualitet
Shpërndante në “Instagram” dhe “WhatsApp” video me përmbajtje pornografike me të mitur, arrestohet 28-vjeçari në Tiranë

Policia ka arrestur një 28-vjeçar, i cili shpërndante në “Instagram” dhe “WhatsApp” video me përmbajtje pornografike me të mitur.
Në pranga ka rënë i riu me iniciale E. H., banues në Tiranë, për veprën penale “Pornografia me të mitur”.
Nga ana e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike është sekuestruar në cilësinë e provës materiale një aparat celular smartphone me të cilin është kryer kjo veprimtari, i cili do t’i nënshtrohet një ekspertimi të detajuar kibernetik.
#Shpërndante #në #Instagram #dhe #WhatsApp #video #përmbajtje #pornografike #të #mitur #arrestohet #28vjeçari #në #Tiranë
Java News