Tritol makinës së biznesmenit nga Vlora, zbardhet dëshmia e tij. Çfarë fiksuan kamerat e sigurisë

Foto ilustruese
Një shpërthim me tritol është regjistruar 2 ditë më parë në zonën e Astirit në Tiranë. Makinës së një biznesmeni nga Vlora i është vendosur lënda plasëse në pjesën e sipërme të kofanos. Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar pjesa e përparme e makinës dhe xhamit, por për fat nuk ka dëme në njerëz.
Biznesmeni ka banesën në afërsi dhe kishte parkuar makinën aty afër. Para hetuesve ka deklaruar se dyshimet i ka për shkak të një borxhi por pa dhënë emra konkret personash të dyshuar. Policia akoma nuk ka identifikuar autorin dhe po punon me vëzhgimin e kamerave të sigurisë për gjurmimin e tij.
Në pamje autori shfaqet i vetëm teksa vjen pranë makinës dhe i maskuar lë lëndën plasëse dhe largohet. Për këtë ngjarje nuk ka pasur asnjë njoftim zyrtar nga policia./abcnews.al
#Tritol #makinës #së #biznesmenit #nga #Vlora #zbardhet #dëshmia #tij #Çfarë #fiksuan #kamerat #sigurisë