Sport

Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së merr disa vendime të rëndësishme, miratohet ndërtimi i stadiumit të Besës dhe fusha e “Luftëtarit” –

Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së zhvilloi këtë të mërkurë mbledhjen e radhës në “Shtëpinë e Futbollit”. Organi qeverisës i Federatës së Futbollit diskutoi disa çështje në këtë mbledhje dhe mori disa vendime të rëndësishme.

Një nga vendimet e marra nga anëtarët e KE-së ishte miratimi i Rregullores për Shpërndarjen dhe Përdorimin e Fondeve të Solidaritetit. Komiteti Ekzekutiv u njoh edhe me memon mbi miratimin e Rregullores së Licensimit të Klubeve dhe Qëndrueshmërinë Financiare për kompetionet e UEFA.

Gjithashtu, qeveria e FSHF-së miratoi emrin e ri të drejtorit komercial në FSHF, që do të jetë Fabio Santoro si edhe kërkesën e Famullisë së Shna Prendes në Juban të Shkodrës për ndërtimin e një mini-kalçetoje me bar sintetik.

Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së miratoi edhe ndërtimin e stadiumit të ekipit KF Besa, që do të bëhet me bashkëfinancim mes Bashkisë së Kavajës dhe Federatës së Futbollit. FSHF do të ndërtojë gjithashtu disa fusha të reja, një prej të cilave në Shtëpinë e Futbollit dhe një tjetër në stadiumin “Luftëtari”.

Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së miratoi edhe ndërrimin e tapetit sintetik në fushën e Shoqatës Olimpiku në Durrës si edhe rikonstruksionin e stadiumit “Shefqet Lamçja”. FSHF do të investojë edhe në kryerjen e disa punimeve shtesë në stadiumin “Arena Egnatia” në Rrogozhinë.

Gjatë mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv u diskutua edhe për çështje të tjera.

#Komiteti #Ekzekutiv #FSHFsë #merr #disa #vendime #të #rëndësishme #miratohet #ndërtimi #stadiumit #të #Besës #dhe #fusha #Luftëtarit
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button