“Luan si një djalë 20-vjeçar”! Perezi i mahnitur, 70.000 tifozë të Realit u ngritën në këmbë për Modriç që shkroi dje historinë në Champions League

Modriç vendosi sërish rekordin e Realit duke u bërë lojtari më i vjetër i klubit në Ligën e Kampionëve në moshën 39 vjeç e 43 ditë. Ai e arriti rekordin me shiritin e kapitenit rreth krahut në fitoren 5-2 ndaj Borussia Dortmund.
Reali humbi në pjesën e parë me 0-2, e më pas nisi spektaklin para portës së gjermanëve dhe fitoi 5-2. Modri? kaloi 70 minuta në fushë dhe tregoi edhe një herë se mesfusha e Los Blancos nuk bën dot pa të, pavarësisht moshës. Kur Carlo Ancelotti vendosi ta largonte nga loja, rreth 70,000 tifozë të Realit u ngritën në këmbë dhe nisën ovacionet dhe duartrokitjet.
“Modric është i mrekullueshëm, ai nuk lodhet kurrë duke fituar dhe vazhdon të luajë si një djalë 20-vjeçar”, tha Perezi për kroatin. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
#Luan #një #djalë #20vjeçar #Perezi #mahnitur #tifozë #të #Realit #ngritën #në #këmbë #për #Modriç #që #shkroi #dje #historinë #në #Champions #League
SportExpress