Life Style

Instruktorë të njohur të jogës, më 21 qershor në Durrës. Çfarë i bëri bashkë?

Pasditen e 21 qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Jogës në Durrës do të zhvillohet një event në natyrë, ku disa prej instruktorëve më të mirë të jogës në Shqipëri dhe jashtë do të performoojnë para të pranishmëve jo vetëm teknika të ndryshme të ushtrimit të kësaj disipline të lashtë, por njëkohësisht përmes rrëfimeve personale do të zbulojnë më shumë mbi lidhjen e fortë që ekziston mes jogës dhe mirëqënies shpirtërore.

Eventi do të zhvillohet buzë detit, pranë hotel Ferrara, në Currila, në orën 18.30.

Do të jenë instruktorët Alban Mucaj, Sonila Qesaraku,  Ramanand Yogi dhe Ozge Qesen, që do t’u ofrojnë të gjithë të pranishmëve informacionin e nevojshëm për këtë disiplinë dhe teknikat e saj.

21 qershori – Dita Ndërkombëtare e Jogës

Data 21 qershor është shpallur si Dita Ndërkombëtare e Joga-s nga Kombet e Bashkuara, më 11 dhjetor 2014 me anë të Rezolutës 69/131, duke njohur vlerat e saj universale.

Joga është një praktikë e lashtë fizike, mendore dhe shpirtërore që e ka origjinën nga India. Fjala “Joga” rrjedh nga një gjuhë e lashtë si sanskrishtja, dhe kuptimi i saj është të lidhësh/bashkosh, që simbolizon bashkimin e trupit dhe ndërgjegjjes.

Sot kemi forma të ndryshme të praktikimit të Joga-s në gjithë botën, dhe popullariteti i kësaj praktike është në rritje.

Dita Ndërkombëtare e Joga-s ka për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin e popullsisë së globit në lidhje me përfitimet e praktikimit të Joga-s.

Qëllimi i Joga-s është të krijojë forcë, vetëdije dhe harmoni, si në mendje ashtu dhe në trup. Ndërkohë që ka më shumë se 100 lloje ose “shkolla” të ndryshme të Joga-s, shumica e sesioneve tipike përfshijnë ushtrimet për frymëmarrjen, meditimin, ushtrime të caktuara fizike (pozicione të trupit që ndryshe quhen asana, në sanskrisht) të cilat tërheqin dhe tkurrin grupe të caktuara të muskujve të trupit.



#Instruktorë #të #njohur #të #jogës #më #qershor #në #Durrës #Çfarë #bëri #bashkë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button