Aktualitet

VIDEO / Zgjedhjet në Amerikë, Obama voton me postë dhe ka një mesazh

Zgjedhjet në SHBA mund të mbahen më 5 nëntor, por procesi ka nisur tashmë prej disa ditësh për amerikanët që votojnë me postë.

Këtë zgjedhje e bëri edhe ish-presidenti amerikan, Barack Obama, i cili votoi në Çikago.

Momentin e votimit, Obama e ka pasqyruar përmes një videoje të postuar në rrjetet sociale duke përshkruar në detaje procesin.

“Kam votuar me postë”, thotë ai në video, duke shtuar me shaka: “Është një justifikim i lehtë dhe i mirë për të përshëndetur disa fqinjë”.

Në vijim ai ka ftuar votuesit në rast se votojnë me postë, ta bëjnë këtë menjëherë.

“Pavarësisht mënyrës se si votoni, sigurohuni që ta bëni”, thotë Obama.

/a.r



#VIDEO #Zgjedhjet #në #Amerikë #Obama #voton #postë #dhe #një #mesazh
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button