Frashër Krasniqi i PSD ia bën disa pyetje Dejona Mihalit, ajo hesht!

Aktivisti i PSD-së, Frashër Krasniqi, ka publikuar një video ku shihet teksa ia bën disa pyetje Dejona Mihalit të Lëvizjes Vetëvendosje, pasi kjo e fundit ka qenë në fokus të mediave dhe opinionit publik pas mesazheve dhe komunikimeve të saj me ish-drejtorin e KEK-ut, Nagip Krasniqin.
Frashër Krasniqi e ka takuar diku në kryeqytet Mihalin dhe shihet duke e pyetur se “si po të ecë udhëheqja e shtetit të Kosovës”, ndërkohë që dëgjohet teksa i thotë se “a nuk të vjen turp që e keni kapur shtetin e Kosovës dhe e kontrolloni edhe kur vjen e kur ndalet rryma”, shkruan Express.
“Instrumenti s’i përgjigjet askujt përveç shefit. Ai i kryen vetëm funksionet që ia cakton shefi. “Vret e pret” pa pikë ndjeshmërie. Sepse është instrument. Por problemi kryesor gjithmonë është shefi!”, ka shkruar Krasniqi.
#Frashër #Krasniqi #PSD #bën #disa #pyetje #Dejona #Mihalit #ajo #hesht
gazetablic.com