Aktualitet
Henry: Nuk e di pse po befasoheni nga Real Madridi – e dija që do ta përmbysin rezultatin

Legjenda e Arsenalit dhe Francës, Theirry Henry, dha një përgjigje për rikthimin mahnitës të Real Madridit kundër Borussia Dortmundit.
Ekipi madrilen ishte duke humbur 0-2 pas pjesës së parë, por në 45 minutat e dytë, madrilenët fituan 5-2.
Duke reaguar ndaj rezultatit, ish superylli i Arsenalit dhe Barcelonës, Henry nuk u befasua nga rikthimi i “Los Blancos”.
“Kjo është trashëgimia e Champions League”, tha Henry në CBS Sports.
“E dija. Nuk e di pse jeni të befasuar këtu me Madridin. Unë jam i habitur që ju jeni të befasuar nga kjo. Nuk e kuptoj”, tha ndër të tjerash Henry.
/ Sport/
#Henry #Nuk #pse #befasoheni #nga #Real #Madridi #dija #që #përmbysin #rezultatin
gazetablic.com