Aktualitet
Vinicius: Ne duam të fitojmë sërish Champions League

Vinicius Junior ishte i rëndësishëm në rikthimin e Real Madridit kundër Borussia Dortmund në xhiron e tretë të fazës kryesore të Ligës së Kampionëve.
Braziliani shënoi hat-trick në fitoren 5:2, ndërsa pas përfundimit të ndeshjes tha se qëllimi i Realit është një tjetër triumf në këtë turne.
“Liga e Kampionëve është kompeticioni ynë. Ne duam ta fitojmë përsëri,” komentoi Vinicius.
“Në dhomën e zhveshjes, në pjesën e parë, trajneri na tha se nëse shënojmë një gol, do të bëjmë një kthesë. Unë dua të bëj shumë më tepër për këtë klub që më ka dhënë gjithçka që kur kam ardhur. Ne e dimë se në Bernabeu ne mund të bëjmë gjithçka”, ka thënë braziliani.
/ Sport
#Vinicius #duam #të #fitojmë #sërish #Champions #League
gazetablic.com