Aktualitet

Lucas Vazquez: “Paraqitjen e Viniciusit duhet t’ia tregoni të gjithë fëmijëve, në mënyrë që ata të shohin se si luhet futbolli”

Skuadra e Real Madridit dje bëri një tjetër përmbysje masive në Ligën e Kampionëve ndaj Dortmundit. Ekipi madrilen ishte duke humbur 0-2 pas pjesës së parë, por në 45 minutat e dytë, madrilenët fituan 5-2.

Vinicius kishte një paraqitje fantastike, duke realizuar hat-trick dhe kjo i ka lënë përshtypje të gjithëve, përfshi edhe bashkëlojtarin e tij, Lucas Vazquez.

“Kjo pjesë e dytë kundër Borussia Dortmundit nga Vinicius Junior duhet t’u tregohet të gjithë fëmijëve, në mënyrë që ata të shohin se si luhet futbolli”, ka thënë Lucas Vazquez për faqen zyrtare të Real Madridit.

“Vinicius ka treguar edhe një herë se është lojtari më vendimtar në botë. Pjesa e dytë e tij ishte brutale,” shtoi mbrojtësi i djathtë.

/ Sport



#Lucas #Vazquez #Paraqitjen #Viniciusit #duhet #tia #tregoni #të #gjithë #fëmijëve #në #mënyrë #që #ata #të #shohin #luhet #futbolli
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button