Shkrumbohet mobilieria në Shkodër, dëme të shumta materiale

Policia në Shkodër lajmëron se një zjarr ka rënë në një mobileri në lagjen “Daniel Matlia”. Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
“Rreth orës 12:30, në lagjen “Daniel Matlia”, dyshohet se aksidentalisht, gjatë punës për izolimin e tarracës së mobilierisë së shtetasit I. K., ka rënë zjarr. Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale në ambientet e mobilierisë”, thuhet në njoftim.
“Rreth orës 12:30, në lagjen “Daniel Matlia”, dyshohet se aksidentalisht, gjatë punës për izolimin e tarracës së mobilierisë së shtetasit I. K., ka rënë zjarr. Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale në ambientet e mobilierisë.
Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të shuar zjarrin.
Ndërkaq, grupi hetimor po heton për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit”, njofton policia.
#Shkrumbohet #mobilieria #në #Shkodër #dëme #të #shumta #materiale
Java News