Aktualitet

Arrestimi i Ilir Metës, reagon delegacioni i BE-së

Zyra e delegacionit të BE në Shqipëri ka reaguar në lidhje me arrestimin e presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta ditën e djeshme me urdhër të SPAK.

Kërkesës së News24 për një koment zyra e BE në Tiranë i është përgjigjur “se nuk komenton çështjet që janë në hetim”.

Kreu i PL-së, ish-Presidenti dhe ish-kryetari i Kuvendit Ilir Meta u arrestua dje teksa kthehej nga Kosova me urdhër të SPAK, teksa ndaj tij rëndojnë tre akuza.

SPAK vendosi detyrim paraqitje për ish-bashkëshorten Monika Kryemadhi si dhe Pirro Xhixhon arrest shtëpie dhe Ema Çokun detyrim paraqitje.

#Arrestimi #Ilir #Metës #reagon #delegacioni #BEsë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button