Aktualitet

DETAJE / Meta, një orë në qeli me avokatin! Kreu i PL del nesër para GJKKO, sot takim me familjarët

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, kaloi natën e parë në qelitë e bllokut të sigurisë tek Mine Peza.

Mbrëmjen e djeshme në këto ambiente ka shkuar avokati i tij, Genc Gjokutaj, i cili ka qëndruar për rreth një orë, ndërsa është parë edhe djali i Ilir Metës, i cili i ka çuar ujë dhe ushqime.

Gazetari Igli Çelmeta raporton se ditën e nesërme, Ilir Meta pritet të dalë para GJKKO për t’u njohur me masën e rivlerësimit.

Më pas, Ilir Meta do ti drejtohet paraburgimit.

“Kanë kaluar 19 orë nga momenti që kreu PL u vendos në qelitë e bllokut të sigurisë. Ditën e djeshme të drejtën për ta takuar Metën e kishte avokati i tij dhe rreth orës 19:15 Gjokutaj dhe djali i Ilir Metës takuan Presidentin e PL. Gjokutaj ka qëndruar rreth një orë, ndërsa djali i dërgoi ushqime dhe ujë.

Sot Metën pritet ta takojë serish avokati dhe familjarë.

Qëndrimi i Metës në bllokun e sigurisë ku do të jetë deri nesër, ku do të paraqitet në GJKKO për konfirmimin e masës së sigurisë. Më pas Meta do të dërgohet në qelitë e paraburgimit”, tha gazetari.

/a.r

#DETAJE #Meta #një #orë #në #qeli #avokatin #Kreu #del #nesër #para #GJKKO #sot #takim #familjarët
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button