Aktualitet
Arrestimi i Ilir Metës, SPAK ka marrë edhe videopërgjimin e Dritan Priftit për ryshfetin 700 mijë euro

Gazetarja Keti Banushi ka dhënë detaje nga hetimet për Ilir Metën që çuan në arrestimin e tij sot në mesditë tek Kthesa e Kamzës.
Ajo zbardh rolin e shoqes së Monika Kryemadhit Ema Çoku, në akuzë për pastrim parash.
Ndërkohë thekson se SPAK ka marrë edhe pjesë nga videopërgjimi i Dritan Priftit për ryshfetin me 700 mijë euro.
‘SPAK ka marrë edhe video-përgjimin e Dritan Priftit për ryshfetin 700 mijë euro.
Shoqja e Monika Kryemadhit, Ema Çoku nën akuzë për pastrim parash, bëri transferta për lobimin në SHBA.’
#Arrestimi #Ilir #Metës #SPAK #marrë #edhe #videopërgjimin #Dritan #Priftit #për #ryshfetin #mijë #euro
Java News