Aktualitet

VIDEO/ Për demokratët e mërzitur nga arrestimi i Ilir Metës: Shikoni si merrte zvarrë Sali Berishën ai, kur ishte kryeministër

Për ata që janë shqetësuar dhe mërzitur nga mënyra e arrestimit të Ilir Metës sot, dua t’u sjell në vëmendje se, pavarësisht se çfarë ka ndodhur këto kohë, Ilir Meta është i pari kryeministër që në vitin 2000 ka arrestuar në mënyrë brutale liderin e opozitës, Sali Berisha.

E ka arrestuar për arsye politike, jo për korrupsion, pastrim parash apo lobim të paligjshëm. E ka marrë peng me strukturë të posaçme policore, të varur drejtpërdrejt nga politika dhe jo siç ndodhi me atë ditën e sotme, ku u arrestua nga struktura e posaçme e BKH-së, e cila, fatmirësisht, nuk varet nga politika dhe policia e shtetit.

E ka arrestuar pa asnjë njoftim të mëparshëm apo thirrje për të shkuar vetë në ambientet e policisë së shtetit, në dallim nga struktura e BKH-së, e cila ka zbatuar njoftimet dhe afatet ligjore, sipas të cilave subjekti duhet të vetëparaqitet në ambientet e policisë së shtetit.

Meta zgjodhi të bënte rolin e Vojo Kushit, ndaj ai që u nxor sot prej leckash dhe u shoqërua me forcë në ambientet e policisë së shtetit nuk është thjesht individi Ilir Meta, por është çdo zyrtar i korruptuar që ka thyer besimin publik, ka abuzuar me taksapaguesit dhe zgjedh të bëjë gangesterin dhe të fortin përpara Ligjit.

Sot ai quhej Ilir Meta, nesër mund të quhet Erjon Veliaj, Edi Rama apo kushdo zyrtar apo ish-zyrtar ndaj të cilit ka një akuzë penale për korrupsion. Përpara ligjit të gjithë të barabartë!(N.Lapardhaja)

#VIDEO #Për #demokratët #mërzitur #nga #arrestimi #Ilir #Metës #Shikoni #merrte #zvarrë #Sali #Berishën #kur #ishte #kryeministër
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button