Aktualitet
31 aksidente me 20 të lënduar për një javë në Ferizaj

Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh në parandalim të incidenteve dhe aksidenteve në komunikacion.
Për nëj javë, në Ferizaj u regjistruan 31 aksidente, 17 prej tyre me lëndime. Nga këto aksidente, 20 persona u lënduan, njofton policia.
14 të tjerë ishin me dëme materiale.
Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale e Ferizajt gjatë javës që shkoi, po ashtu ka shqiptuar 1 mijë e 374 gjoba kundërvajtëse dhe ka hequr shtatë patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion.
#aksidente #të #lënduar #për #një #javë #në #Ferizaj
gazetablic.com