VIDEO/ Barcelona tregon dhëmbët përpara “el clasico”-s, i jep mesazh Realit me 5 golat ndaj Sevijës –

Barcelona është shndërruar në një makineri golash nën drejtimin e Hansi Flikut. Katalanasit kanë marrë një tjetër fitore me goleadë në La Liga. Këtë herë preja e kuqebluve ishte Sevija. Barça ka treguar dhëmbët një javë përpara “el clasico”-s, duke i dhënë një mesazh të pastër force Realit të Madridit. Skuadra e drejtuar nga Flik ka shkatërruar me shifrat e thella 5-1 Sevijën.
Levandovski (22’ p., 39’), Pedri (28’) dhe Torre (82’, 89’) ishin autorët e golave për katalanasit. Ndërkohë, goli i nderit për Sevijën u shënua nga Idumboja në minutën e 87 të takimit. Barcelona vazhdon të udhëheqë renditjen në La Liga, ku numëron 27 pikë të grumbulluara, 3 më shumë se Reali i Madridit të vendit të dytë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
DOBLETE DE PABLO TORRE
MANITA ?? pic.twitter.com/2hUNHvkHkK
— Jeff (@JeffFcb14) October 20, 2024
#VIDEO #Barcelona #tregon #dhëmbët #përpara #clasicos #jep #mesazh #Realit #golat #ndaj #Sevijës
SportExpress