Aktualitet

Përmbytjet në Francë dhe Itali, reshjet masive bllokojnë transportin në disa qytete

Reshjet e shiut në Jug të Italisë dhe një pjesë të Francës kanë sjellë dëme kolosale dhe bllokime të rrugëve në qytet kryesore.

Në Francën qëndrore përmbytjet e rënda kanë shkaktuar dëme të mëdha dhe ndërprerje energjie.

Më shumë se 1 000 njerëz u evakuuan të Premten dhe kryeministri francez, Michel Barnier, tha se zjarrfikësit dhe ekipet e shpëtimit morën pjesë në rreth 2 300 operacione.

Tani që shiu ka pushuar, shumë banorë janë rikthyer për të gjetur shtëpitë e tyre të shkatërruara nga ujërat e përmbytjeve. Agjencia meteorologjike franceze, Meteo France, tha se në disa zona ra 685 milimetra shi brenda 48 orëve, një shifër rekord kjo për klimën e Francës.

Në Itali, Siçilia rezulton rajoni më i prekur. Vërshimi u ujërave në Katania ka bllokuar qarkullimin në qytet. Energjia u ndërpre disa orë të shtunën, ndërsa ekipet e shpëtimit kanë kryer.

#Përmbytjet #në #Francë #dhe #Itali #reshjet #masive #bllokojnë #transportin #në #disa #qytete
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button