Sport
VIDEO/ “Pirati” e ka aq të lehtë sa si t’i shënojë nga 11-metrat, Vedat Muriqi rikthehet te goli në La Liga –

Vedat Muriqi ka arritur që të rikthehet te goli në La Liga. Sulmuesi shqiptar nuk po kalonte një kohë të mirë në ndeshjet e fundit, por e ka rigjetur rrjetën e kundërshtarit. Mallorca është duke u ndeshur me Vallecanon, ndërsa rezultati është në shifrat 1-0. Goli i vetëm i takimit deri tani është realizuar nga Vedat Muriqi në minutën e 75. Pas një goditje këndit, Muriqi e ka dërguar topin aq thjeshtë në rrjetë duke i dhënë trajektoren ideale me kokë, aq sa duket se për Vedatin ai rast ishte si të shënosh nga 11-metrat. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
#VIDEO #Pirati #të #lehtë #shënojë #nga #11metrat #Vedat #Muriqi #rikthehet #goli #në #Liga
SportExpress