Fitore me rëndësi para Barcelonës, Ançeloti: Modriç i jashtëzakonshëm, fat për Realin që e ka

Real Madrid mori fitore të vyer 1 me 2 në transfertën e Selta Vigos, për të qenë sa më komode para ndeshjes me Barcelonës. Pas takimit të fituar, foli trajneri i madrilenëve Karlo Ançeloti.
Strategu përmendi Belingam si dhe rëndësinë e Modriç, që asistoi golin e fitores dhe shënoi rekord si lojtari më i vjetër që luan një ndeshje zyrtare me Realin.
“Pozicioni i Belingam ka ndryshuar. Idea ishte që ta kishim në linjën e dytë. Më pëlqeu. Tçuameni luajti mes mesfushës dhe mbrojtjes dhe aty kishim një problem me balancën në pjesën e parë, bëra gabim që nuk i shpjegova mirë lojtarëve në pjesën e parë çfarë duhet të bëjnë.
Luka gjithmonë jep kontributin e tij. Ka kualitet të mrekullueshëm dhe gjithmonë na ndihmon, ka qenë shumë i rëndësishëm. Është një futbollist fantastik. Nuk është fëmijë, por është një profesionist i jashtëzakonshëm. Është fat për Realin që të ketë lojtarë të tillë”, u shpreh Ançeloti.
#Fitore #rëndësi #para #Barcelonës #Ançeloti #Modriç #jashtëzakonshëm #fat #për #Realin #që
Java News