Aktualitet

Në 9 muaj vodhi katër automjete, arrestohet 42-vjeçari në Kavajë. Si u ndoq nga policia dhe e braktisi makinën në Vilë Bashtovë

Vihet në pranga një 42-vjeçar nga Kashari i dyshuar si autor i katër vjedhjeve.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, bazuar dhe në inteligjencën policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “FOUR”.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera gjatë operacionit, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga autori i dyshuar i katër vjedhjeve, konkretisht shtetasi:

E. T., 42 vjeç, banues në Kashar, Tiranë.

Nga veprimet hetimore dhe provat e grumbulluara gjatë hetimeve dyshohet se ky shtetas është autor i katër vjedhjeve, konkretisht:

Ditën e djeshme ka vjedhur automjetin tip “Peugeot” të cilin e braktisi në plazhin e Vilë Bashtovës, pasi u diktua nga shërbimet e Policisë dhe pas disa orësh u kap dhe u vu në pranga.

#Në #muaj #vodhi #katër #automjete #arrestohet #42vjeçari #në #Kavajë #ndoq #nga #policia #dhe #braktisi #makinën #në #Vilë #Bashtovë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button