Aktualitet

Elon Musk përdor pasurinë ne favor të armatosjes së amerikanëve, 1 milion dollarë shpërblim nëse…

Elon Musk ka deklaruar do të “shpërblejë” një milion dollarë këdo që nënshkruan peticionin e tij online për të drejtën e posedimit të armës në SHBA.

Miliarderi premtoi në një tubim të shtunën në mbështetje të kandidatit republikan për president të SHBA-së, Donald Trump, se do të zgjidhte rastësisht një person nga nënshkruesit e peticionit të tij çdo ditë deri në zgjedhjet e 5 nëntorit.

Fituesi ishte një burrë i quajtur John Dreher. Kriteri i vetëm, sipas Musk, ishte se ai kishte nënshkruar peticionin e tij në favor të amendamentit të parë dhe të dytë të Kushtetutës së SHBA, të cilat garantojnë lirinë e shprehjes dhe të drejtën për të mbajtur armë.

“John nuk e kishte idenë, meqë ra fjala,” tha Musk ndërsa i dorëzoi çekun Dreher.

Paratë janë shembulli më i fundit se si Musk po e përdor pasurinë e tij për të ndikuar në garën e presidenciale midis Trump dhe sfidueses demokrate Kamala Harris.

#Elon #Musk #përdor #pasurinë #favor #të #armatosjes #së #amerikanëve #milion #dollarë #shpërblim #nëse..
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button