Aktualitet

Silvinjo duhet të hedhë sytë nga Anglia! Anis Mehmeti tund përsëri rrjetën në Championship

Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, ndoshta duhet të hedhë përsëri sytë nga Anglia, ku Anis Mehmeti po bën paraqitje të mira me ekipin e Bristolit në Championship. Anësori i majtë i sulmit, një pozicion për të cilin Silvinjo po bën shumë eksperimente, ka gjetur sot rrugën e rrjetës në ndeshjen ndaj Midëllsbrou.
mehmeti

Me një lëvizje të shpejtë, ai ia doli të shmangte ndërhyrjen e një mbrojtësi në zonë dhe me të djathtën të shënonte një gol të rëndësishëm që i dha avantazhin skuadrës së tij në transfertë.

Ky ishte goli i dytë në këtë kampionat i mesfushorit i cili u ftua nga Silvinjo në grumbullimet e tij të para, por pastaj u la në harresë. Edhe pse është një tip lojtari që preferon braziliani pasi luan në pozicione të ndryshme në fushë.

#Silvinjo #duhet #të #hedhë #sytë #nga #Anglia #Anis #Mehmeti #tund #përsëri #rrjetën #në #Championship
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button