“Basha, më shumë vota se ty”| Ndoka debat me Logun: Kam qenë kandidati më i votuar

Ish-deputeti Nard Ndoka dhe avokati Besart Logu ishin të ftuar këtë të enjte në Euronews Albania për të folur rreth garës që po zhvillohet për kryesinë e Partisë Demokratike, në të cilën garojnë për kryetar Lulzim Basha dhe Gjergji Hani.Ndoka dhe Logu debatuan me njëri tjetrin rreth figurës së Bashës në politik, pasi sipas Ndokës, ai nuk është askush që duhet pyetu, ndërsa Logu tha se Basha ka qenë kryetar i Partisë Demokratike dhe ka profil më të lartë politik se Nard Noka, si kreu i Partisë Demokristiane.
Logu tha gjithashtu që Basha merr shumë më tepër vota se Noka, por ky i fundit e kundërshtoi duke thënë se ka dalë në zgjedhje si kandidat i pavarur dhe ka qenë kandidati më i votuar në Shqipëri.
Pjesë nga debati në studio:
Besart Logu: Nuk mund të thuash kush është Lulzim Basha, se ai ka profil shumë më të lartë politik, ka vota shumë më tepër se ju, nuk mund të thuash kush është Lulzim Basha.
Nard Ndoka: Nuk ka më shumë se unë ai kurrë, se unë kam fituar 72% si kandidat i pavarur që nuk i fiton kurrë në jetën e tij ai.
Besart Logu: Nuk diskutohet mandati i tij, ta merr Lulzim Basha.
Nard Ndoka: Unë kam kandiduar kundër Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste dhe kam qenë kandidati më i votuar në Shqipëri.