PD zhvendos protestën në Strasburg, Nesturi: Hap jo i duhur, kanë gjetur momentin e gabuar
Analisti Plator Nesturi, ka komentuar protestën e paralajmëruar nga opozita në Strasburg, për të cilën tha se në situatën në të cilën ndodhet opozita, nuk është hapi i duhur.
Sipas tij, kjo nismë do të keqkuptohet, pasi vjen pas hapjes së kapitujve të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
Po ashtu ai tha se një protestë e tillë do të përqendrohet te fakti që Berisha është i burgosur politik dhe kjo pa për ta zbehur çdo lloj problematike që mund të ketë opozita.
“Në të gjitha rastet, edhe sikur të jetë me idenë më të mirë për një protestë, në momentin që jemi në problemet, nuk më duket i duhuri.
Do të keqkuptohet fakti që vjen pas hapjes së kapitujve. Me gjithë problematikat, një protestë e tillë do të përqendrohet te fakti që Berisha është i burgosur politik, kjo pa për ta zbehur çdo lloj problematike që mund të ketë opozita”, tha ai në një program televiziv.
Më tej ai u ndal dhe tek koha kur po planifikohet të zhvillohet kjo protestë, duke thënë se gjatë kësaj periudhe kryeministri Rama po zhvillon takime me diasporën, ndërsa opozita protesta.
Sipas tij, në aspektin elektoral, protesta në Strasburg nuk është e gjetur.
“Shikoni kohën ku po zhvillohet. Në një kohë që këta shkojnë në Strasburg për protestë, Rama shkon në Neë York për takim me diasporën. Logjika politike mund të jetë e mirë, por edhe momenti ka rëndësi. Së pari me ndërkombëtarët që lëviz vetëm për çështjen e liderit si të burgosur politikisht dhe e dyta, edhe në aspektin elektoral nuk më duket e gjetur.
Çfarë mesazhi i jepni elektoratit këtu? Që kjo opozitë është më e vëmendshme për t’i shërbyer hallit politik të Berishës, apo halleve të tyre. Ndërkohë në aspektin elektoral mund të zhvilloni takime me shqiptarët, se dhe këto shpenzime janë për të shkuar atje”, tha Nesturi.
#zhvendos #protestën #në #Strasburg #Nesturi #Hap #duhur #kanë #gjetur #momentin #gabuar
Java News