Gati ligji për njohjen e punësimit në ish-kooperativa/ Çfarë është parashikuar për efektet e pensioneve në ish-ndërmarrjet shtetërore?
Në konsultime publike është publikuar projektligji i cili ka për qëllim njohjen si periudhë sigurimi, për efekt pensioni në sistemin e sigurimeve shoqërore, të periudhave të punësimit në institucionet shtetërore, në ish-ndërmarrjet shtetërore, në ish-ndërmarrje bujqësore dhe në ish-kooperativat bujqësore.
Sipas projektligjit, personat kanë të drejtën për të kërkuar njohjen si periudhë të përgjithshme sigurimi. Por si është parashikuar që të bëhet njohja si periudhë sigurimi?
Referuar projektligjit, njohja si periudhë sigurimi bëhet sipas deklaratës së kërkuesit, respektivisht me ditë, muaj ose vite të plota pune si dhe me kusht që gjatë periudhës së deklaruar kërkuesi i cili ka qenë me vendbanim në fshat ku ushtronte aktivitetin ish-Kooperativë Bujqësore dhe nuk ka qenë duke vuajtur dënimin me heqje lirie, raporton “Scan”.
Efektet financiare të zbatimit të këtij ligji përbëjnë pjesë organike të sistemit të pensioneve dhe përballohen sipas parashikimit për cdo vit në buxhetin vjetor për pensione të Sigurimeve Shoqërore.
#Gati #ligji #për #njohjen #punësimit #në #ishkooperativa #Çfarë #është #parashikuar #për #efektet #pensioneve #në #ishndërmarrjet #shtetërore
Java News