Putin frikë për “dredhi” nga ana e Beogradit, i shkruan Vuçiçit: Të ndjekim hapat e paraardhësve tanë në raportet mes dy vendeve

Rusët dhe serbët kanë qëndruar krah për krah, për shekuj me radhë, në luftën kundër armiqve të përbashkët. Janë fjalët që Presidenti rus Vladimir Putin i shkruan homologut të tij në Serbi, Aleksandër Vuçiç, në një mesazh urimi për 80-vjetorin e çlirimit të Beogradit.
“Është e rëndësishme që traditat e mira të miqësisë vëllazërore, të trashëguara nga paraardhësit tanë, të shërbejnë ende si një bazë e besueshme për zhvillimin e marrëdhënieve të partneritetit strategjik midis Federatës Ruse dhe Republikës së Serbisë”, shkruan ndër të tjera Putin në mesazhin e tij.
Një pritje u zhvillua në Ambasadën e Beogradit në Moskë, ku zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova, tha se Rusia dhe Serbia po vazhdojnë të çojnë para veprat e të parëve të vet, ndërsa në vende të tjera të afërmit e nazistëve po ktheheshin në pushtet.
I pranishëm ishte edhe zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandër Vulin, i cili deklaroi se historia po përsëritej dhe se nazizmi vazhdonte të rishfaqej edhe sot, kur, siç tha, serbëve u ndalohej të ekzistonin në shtetin e tyre.
“E keqja do të kthehet kur Serbisë i kërkohet të njohë Kosovën, kur e gjtihë bota zhytet në histeri antiruse e kur ne na thuhet të vendosim sanksione ndaj Rusisë”, ishin fjalët e Vulinit.
#Putin #frikë #për #dredhi #nga #ana #Beogradit #shkruan #Vuçiçit #Të #ndjekim #hapat #paraardhësve #tanë #në #raportet #mes #vendeve
Java News