Aktualitet

12 emigrantët në Gjadër, tre deputetë të opozitës italiane vijnë me ‘vrap’ në kamp

Një ditë pas vënies në zbatim të marrëveshjes Shqipëri-Itali për emigrantët, në Kampin e Gjadrit kane mbërritur 3 deputetë të opozitës italiane Roberto Magi Grupo Piu Europa, Roberto Valaschiani Verdi Sinistra, Rackele Scarpa Partia Demokratike.

Deputetët po zhvillojnë një vizitë brenda kësaj strukture në të cilën do të akomodohen emigrantët.

Një ditë më parë mbërritën në Shëngjin 16 emigrantë, ku 10 ishin nga Bangladeshi dhe 6 nga Egjipti.

Pas përfundimit të verifikimeve në qendrën pritëse në Shëngjin 12 nga 16 emigrantet e mbërritur janë dërguar në kampin e Gjadrit. Transporti i tyre është bere me autobus gjatë mesnatës, ndërsa katër të tjerët, dy prej të cilëve minoren dhe dy me probleme shëndetësore janë dërguar në Itali.

/a.r

#emigrantët #në #Gjadër #tre #deputetë #të #opozitës #italiane #vijnë #vrap #në #kamp
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button