Kjo është paga e Thomas Tuchel tek Anglia

Anglia do t’i paguajë Thomas Tuchelit një pagë vjetore prej 6 milionë euro, një pagë më e vogël në krahasim me atë që kishte te Bayern Munich.
Largimi i Tuchel nga Bayern Munich u konfirmua në shkurt, por ai qëndroi për pjesën tjetër të sezonit pa ekip edhe pse kishte oferta.
Aktualisht, Manchester United ishte i interesuar për ish-trajnerin e Chelseat, por Anglia fitoi garën për të kapur fituesin e Ligës së Kampionëve.
FA e joshi Tuchelin në rolin e tij të parë si përzgjedhës kombëtareje, ndërsa i ofroi një pagë vjetore prej 6 milionë euro, shkruan Florian Plettenberg i Sky Sport.
Trajneri 51-vjeçar ishte ende nën kontratë me Bayern Munich deri në qershor 2025, por tani do të ndërpresë marrëveshjen e tij për të marrë drejtimin e Anglisë nga janari.
#Kjo #është #paga #Thomas #Tuchel #tek #Anglia
gazetablic.com