Aktualitet

“Të shkosh pas kënetës, je gjysmak”, Rama sqaron deklaratën: O perëndi! Më hidhen në fyt për një metaforë

Ndryshe nga herët e tjera, kryeministri Edi Rama e zhvilloi rubrikën e tij “Sy m’Sy” jashtë zyrës së tij. E nisi komunikimin virtual nga Gjirokastra duke folur për sondazhet në media. Teksa theksoi se socialistët janë më të mirët në anketime, shtoi se është i befasuar me mënyrën si kryhen analiza nëpër studio televizive.

“O perëndi e madhe, çfarë më kanë dëgjuar veshët. Ishte një trishtim i madh se çfarë sheh e dëgjon populli shqiptar në pasqyrat e kënetës mediatike. Ç’a i motivon që çohen në mëngjes, me se e ushqejnë trurin gjatë ditës që shkojnë ulen atje dhe bëjnë ndërmjetësimin mes realitetit politik, social, personazheve politike sociale dhe popullit, këta! Aty konkluzionet ishin njëri më çmendurak se tjetri. Një konkluzion ishte që shqiptarët janë një popull i sëmurë…Ose pastaj këtu ka një autokraci me pasqyra moçalesh mediatike që çdo natë flasin nga këto lloj çmendurish. Një konkluzion tjetër ishte që Rama ka blerë gjysmën e popullit, u ka futur frikën dhe këta nga frika kur i pyet, këta që flasin nga 1200 veta sondazhi, thonë vendi po shkon në drejtimin e duhur. Si është e mundur që ka arritur deri këtu pazari mediatik shqiptar?! Ç’a të them?!”

Sqaroi se deklaratën e tij që gjysma e burrave janë çyrykë” e ka plotësisht në sens metaforik dhe me të i referohet të gjithë atyre që “shkojnë pas kënetës”.


“Njëri thoshte ky është personazh dhe ky bën show, populli është budalla. Këta që mua më hidhen në fyt se them që gjysma e burrave janë çyrykë, në sensin metaforik patjetër, s’flas për kusht klinik. Sepse unë mendoj se të shkosh pas kënetës, je gjysmak. Gjysma tjetër janë ok, është ndarje që e bëj se e besoj këtë gjë. Janë në gjendje që pasi më hidhen mua për metaforën time, të thonë ky është një popull budallenjsh. Si shpjegohet që BE, Komisioni Europian, organizatat ndërkombëtare që vlerësojnë financat e vendit, administratën publike, luftën ndaj korrupsionit, japin konkluzione vetëm në drejtimin e duhur? Mblidheni atje njerëz që nuk e di kur e keni lexuar librin e fundit, lexoni vetëm njëri-tjetrin, sajesat i ktheni në lajme. Pastaj habiteni që populli nuk ua fërshëllen fare opinioneve tuaja, është popull që të jep ujë në bisht të lugës. Për politikë, nuk ia ha qeni shkopin popullit shqiptarë, po të kishtë ndonjë kampionat për këtë, shqiptarët do ishin kampionë!”, u shpreh kreu i qeverisë.

#Të #shkosh #pas #kënetës #gjysmak #Rama #sqaron #deklaratën #perëndi #Më #hidhen #në #fyt #për #një #metaforë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button