Po kujdeseshin për kanabisin në mal, pranga 5 personave në Poliçan
Pesë persona janë arrestuar nga policia në zonën e Poliçanit, nën akuzën e kultivimit të bimëve narkotike.
Në kuadër të operacionit “Territor i pastër” gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Plashnik, u gjetën disa parcela të vogla me bimë narkotike, të fshehura në një zonë të pyllëzuar.
Për këtë aktivitet kriminal policia ka vënë në pranga shtetasit Ë. M., 54 vjeç, G. M., 61 vjeç, (vëllezër), F. M., 21 vjeç, (i biri i shtetasit Ë. M)., V. B., 44 vjeç dhe D. B., 39 vjeç, (vëllezër), të gjithë banues në fshatin Plashnik, pasi dyshohet se kanë kultivuar bimë narkotike, në fshatin ku banonin.
Gjithashtu, gjatë kontrollit në një kasolle afër banesës së shtetasit Gj. M., u gjetën 79 bimë të dyshuara narkotike kanabis në proces tharjeje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të kryera në bashkëpunim.
/a.r
#kujdeseshin #për #kanabisin #në #mal #pranga #personave #në #Poliçan
Java News