Aktualitet

Avokatët kërkojnë kohe për t’u njohur me aktet, shtyhet seanca në GJKKO ndaj Erion Veliajt

Është shtyrë për në datën 23 Prill seanca ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Sipas asaj që bën të ditur gazetarja e Klan News, Glidona Daci ditën e sotme prokurori Olsi Dado ka prezantuar veprimet hetimore të kryera.

Ndërkohë avokatët kanë kërkuar kohë të njihen me aktet. Seanca në 23 Prill pritet të mbahet në orën 13:30.

Në seancën e sotme kryebvashkikau nuk ka qenë i pranishëm teksa është përfaqësuar nga avokatët e tij.


Kujtojmë se Veliaj u arrestua më 10 Shkurt, i akuzuar për dy vepra penale, atë të “korrupsionit pasiv” në 9 raste dhe “pastrim parash”. Dy ditë më vonë, u verifikua masa e “arrestit me burg” ndaj tij në GJKKO, ndërkohë që për bashkëshorten e tij Ajola Xoxa u caktua masa e “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”.

#Avokatët #kërkojnë #kohe #për #njohur #aktet #shtyhet #seanca #në #GJKKO #ndaj #Erion #Veliajt
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button