Kryepeshkopi i Kishës Orthodokse greke për Trump: E lavdëroj, besoj se i sjell dobi botës

Kryepeshkopi i Kishës Orthodokse të Greqisë, Ieronymos II, ka dhënë një intervistë për median amerikane Breitbart News, lidhur me ardhjen në pushtet në SHBA të Donald Trump.
Ai u shpreh se votimi i Trump për President ka qenë një zhvillim pozitiv, pasi është i nevojshëm ndryshimi në disa aspekte.
“Zgjedhja e Presidentit Trump ka qenë një zhvillim pozitiv. Dua t’i them atij se ne kemi nevojë për ndryshime, siç janë reformat që ai po përpiqet të zbatojë, por ama reforma që ne mund t’i kuptojmë. Për shembull, kur marrëdhëniet e SHBA-ve me Kinën zhvendosen krahas ndryshimit të dinamikës ekonomike, kjo mund të çojë në efekte të kundërta dhe përshkallëzimin e tyre, apo e në një luftë. Evropa po përgatitet për një skenar kaq negativ. Mesazhi im është se ne duhet të përqendrohemi në brezat më të rinj”, tha ai.
Kryepeshkopi grek u ndal dhe tek komuniteti LGBT+, për të cilët Trump mban një qëndrim negativ. Ieronymos II u shpreh se “marrëzia transgjinore” që po dëhmohet në SHBA, tregon se Trump po e drejton atë larg “marrëzirës radikale”, siç raporton Breitbart News.
“Në Greqi martesat e të njëjtit seks nuk janë të pranuar nga një pjesë e madhe e shoqërisë. Ne besojmë në lirinë e njeriut, por kjo nuk do të thotë të ndërmerren veprime ekstreme, demonstrata apo aktivizëm që provokojnë të tjerët. Ne nuk mund dhe nuk duhet t’i detyrojmë politikanët të votojnë për diçka me të cilën ata nuk pajtohen. E gjithë kjo ka tronditur qytetarin mesatar në vitet e kaluara. Më pas erdhi fitorja e Trump dhe Presidenti e bëri shumë të qartë se ka vetëm dy gjini dhe ne vumë re se shumë liderë, e liderë të BE-së nisën të përsërisin të njëjtën argument”, tha ai.
Figura e lartë fetare greke e përgëzoi për punën e deritanishme Trump-in, por e këshillon Presidentin e SHBA-ve që të përmbahet.
“Në shumë mënyra, unë e lavdëroj atë dhe besoj që i sjell dobi botës, por ai duhet të tregojë pak përmbajtje. Njerëzit janë të frikësuar mos ndoshta gjërat shkojnë keq, e se mund të rikthehen në kohë të vështira. President Trump duhet të jetë i vetëdijshëm për nevojat e një personi mesatar dhe ai e luan mirë këtë rol. Po kështu, unë dua që t’i rikujtoj atij që Kisha është një forcë që gjithmonë mund të ofrojë mbështetje dhe forcë tek njerëzit. Unë e kam ndjekur Presidentin Trump, ai është shumë aktiv. Na nevojiten shumë ndryshime, por jo të nxiturara. Hap pas hapi, besoj se ai mund të kontribuojë pozitivisht tek bota”, tha ai.
#Kryepeshkopi #Kishës #Orthodokse #greke #për #Trump #lavdëroj #besoj #sjell #dobi #botës
Java News