Aktualitet

“Është ndarë me burrin?!”, Rama ndan “prapaskenat” e përzgjedhjes së kandidatëve në Bulqizë

Fitoren e thellë në 3 mandate, kryeministri Edi Rama ia atribuon sidomos mbështetjes së marrë nga gratë dhe vajzat. Thënë kjo, ai parashikoi një triumf akoma më të madh më 11 Maj, po falë tyre. Në fjalën e tij në Peshkopi, kryesocialisti nuk la pa komplimentuar dy kryebashkiaket, Valbona Kola dhe Festime Mjeshtri. Madje ndau pak edhe nga “prapaskenat” e përzgjedhjes së tyre në një kohë që sipas Ramës ishte shumë e vështirë të gjeje kandidatë.

“Nuk e keni idenë ç’a halli ishte të gjeje kandidatë. Mblidheshin burrat, laj thaj 7 veta. Atëherë një grua tjetër që ju e mbani mend besoj, më thotë more si i bëhet kësaj pune, se nuk shkon?! Shko atje, po ata burra, se ai njeh ca të fortë. I thashë po sikur me i ra komplet nga krahu tjetër?! Është Festa tha po sikur nuk ma duan shumë se jo është ndarë nga burri. Është nda nga burri thashë? Po atë zgjidh mor, ajo është për ne!! Dhe ja ku është! Si fitoi Festa në Bulqizë? Me gra! Nëpër kafe bëjnë si të fortë, por kur vijnë me vonesë ulin kokën aty te dera. Ja ku është dhe Valbona!”

Më tej, ai foli me shifra sa i takon përfshirjes së grave dhe vajzave në politikë.


“Në 2011-ën, kishte 12% gra dhe vajza socialiste. Në 2015-ën, 25%. Në 2018-ën, 43%. Në 2023-in 50%!! Ka qenë PS që e ka vënë gjithmonë kusht këtë punë! Më e bukura është sot me deputetët, 71% e përfaqësueseve tuaja ju i keni në skuadrën tonë kombëtare. Këtu në Dibër keni në listë të mbyllur, 2 nga 5. Pjesa më e bukur ështëse në listën e sigurt 52% janë gra dhe vajza”, u shpreh ai.

Numrat janë rritur edhe për gratë dhe vajzat që mbajnë veshur uniformën e Policisë së Shtetit apo që janë pjesë e Forcave të Armatosura.

Ishin më pak se 5% me uniforme të Policisë kur morëm detyrën. Ishin të lëna nëpër cepa. Sot, ne faktikisht e kemi 3-fishuar numrin e grave dhe vajzave në Policinë e Shtetit, i keni parë edhe në Patrullën e Përgjithshme apo te Forcat e Armatosura. 22% e tyre janë me gradë oficeri”, përfundoi kreu i qeverisë.

#Është #ndarë #burrin #Rama #ndan #prapaskenat #përzgjedhjes #së #kandidatëve #në #Bulqizë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button