Aktualitet

“Dikush ka qëllime të mbrapshta”/ Selmanaj: Kurti nuk e shkarkon askënd për situatën në FSK, vet është koka e dështimeve

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, e ka quajtur dështim të hallkës shtetërore situatën me ushqimin e ushtarëve të FSK-së.

Ai në një prononcim për Gazeta Blic, ka thënë se procedurat nuk janë të rëndësishme por se si ka ardhur deri te kjo situatë, teksa e ka quajtur paaftësi totale të VV-së për të qeverisur, ose sipas tij dikush ka qëllime të mbrapshta.

“Dështim i krejt hallkës shtetërore, presidentja si garantë e funksionimit kushtetues ka dështuar që të mos vie çështja deri këtu, po ashtu ministri ka dështuar, kryeministri dhe normal që dikur gjenerali ose komandanti i forcave reagon, thotë: “hej, ne s’mund të zhvillojmë asnjë aktivitet ushtarak sepse s’kemi buke me hëngër”. Problemi është si kemi ardhur në këtë situatë, nuk na interesojnë procedurat, këto janë krejt kompetenca të qeverisë, të ministrit, nëse ata nuk e kanë zhvilluar me kohë këtë, kjo është e tmerrshme. Nuk guxojnë assesi institucionet vitale të vendit të vijnë në këtë stad e të bëhet temë diskutimi a kanë bukë apo jo, a kanë çizme, kjo është e papranueshme, kjo e shpërfaq paaftësinë totale për të qeverisur me vendin, ose ka dikush qëllime të mbrapshta, ta vendos Kosovën në planin ndërkombëtar në pozitën më të rëndë të mundshme, sidomos armiqtë tanë të thonë “po këta s’kanë bukë me hëngër, e lëre më ta mbrojnë veten”, ka theksuar Selmanaj.

Ndërsa, sa i përket rolit të presidentes Osmani, deputeti i LDK-së vlerëson se ajo në vend se të diskutojë për anëtarësim të Kosovës në NATO, i mbledh për të diskutuar për bukë të ushtarëve, ministrin e komandantin e FSK-së.

“Presidentja në vend se të diskutojë me bartësit e institucioneve për mundësinë e anëtarësimit në NATO, ajo i mbledh ministrin dhe komandantin e FSK-së për të diskutuar për bukë. Shumë vonë, përfshirja e saj shumë vonë, mos me thënë se edhe ajo ndoshta ka qenë në dijeni më herët dhe nuk e ka ndërmarrë asnjë veprim. Fatkeqësisht në krye të institucioneve në Kosovë kemi njerëz të papërgjegjshëm ndaj përgjegjësive kushtetuese”, ka potencuar ai për Gazeta Blic.

Selmanaj është i mendimit se është dashur të ketë dorëheqje lidhur me këtë situatë, por që thotë se dorëheqje nuk bëhen e Kurti nuk shkarkon njeri, pasi ai është koka e dështimeve.


“Moti, moti. Unë mendoj se procesi i llogaridhënies si element i demokracisë në Kosovë është harruar. Ne kemi ministra në hetime, shumë persona të kësaj qeverie që kanë probleme me ligjin ose e kanë shkelur Kushtetutën dhe asnjë dorëheqje të vetme apo shkarkim nuk është bërë nga ana e kryeministrit, d.m.th, ky mjaftohet me dështimet sepse koka e dështimeve është vet ai ose nuk do që të hapë tema duke shkarkuar njerëz, ndoshta edhe nga frika se ata mund të nxjerrin diçka tjetër mos në të gjitha këto çështje është i involvuar kryeministri dhe qëllimi i tij është të shkatërrojë imazhin e gjithçka që Kosova ka ndërtuar me vite dhe me gjak”, ka deklaruar deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj./Gazeta Blic/

“4-5 njerëz duhet të shkojnë në shtëpi për këtë turp”/ Haradinaj: Kurti argat i Serbisë, mos e përkrahni këtë njeri



#Dikush #qëllime #të #mbrapshta #Selmanaj #Kurti #nuk #shkarkon #askënd #për #situatën #në #FSK #vet #është #koka #dështimeve
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button